Helsinki: Sipas cilit ligj vepron prokuroria publike?

Komiteti i Helsinkit ka reaguar lidhur me deklaratën e Prokurorisë themelore publike duke vlerësuar se sipas nenit 18 të Ligjit për vepër penale, prokuroria është e obliguar që të ndërmerr përndjekje penale nëse ekzistojnë dëshmi për vepër të kryer penale.

“Është absurde që prokuroria duke pasur parasysh informacionet e deritanishme për këtë rast, ajo nuk sqaron nëse ka për qëllim apo ndërmerr ndonjë gjë lidhur me materialin ku flitet për kriminalitet dhe korrupsion të kryer nga zyrtarë të lartë shtetërorë. Është me rendësi të madhe të vërtetohet nëse ekziston apo jo një material i këtillë, dhe jo të defokusohet lënda”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Back to top button