Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ashpër dënon kërcënimet e Prokurorisë ndaj gazetarëve

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ashpër dënon kërcënimet për ndjekje penale të gazetarëve nga Prokuroria e përgjithshme për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nëse publikojnë material që mund të jenë objekt i procedurës penale.

Këto kërcënime të Prokurorisë janë të pakumtimta sepse në mënyrë të pashëmbullt kërkojnë të pezullojnë rolin e medias si korektiv i pushtetit në një shoqëri demokratike.

Kërcënimet e Prokurorisë cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të gazetarëve dhe të qytetarëve. Përkujtojmë Prokurorinë se kushtetuta e Maqedonisë është shumë e qartë. Ajo në nenin 16 ndalon çenzurën dhe garanton lirinë e fjalës, të shprehjes publike, informimit publik si dhe qasjen e lirë të informatve, lirinë e pranimit dhe të shpërndarjes së informatave.

Përveç kësaj këto kërcënime nuk janë të bazuara në ligj. Nuk ekziston asnjë ligj në Maqedoni që i jep të drejtë prokurorit të imponojë çenzurë për mospublikimin e materialeve që zbulojnë vepra penale.

Prokuroria mund të ftoj të mos publikohet material për ndonjë hetim që është në rrjedhë e sipër, mirëpo të kërkohet të mos botohen materiale që mund të jenë object i ndonjë procedure penale është pasurde dhe paraqet keqpërdorim të rëndë të institucionit.

SHGM i inkurajon gazetarët të mos bien pre e këtyre kërcënimeve boshe që nuk kanë kurrëfarë baze ligjore dhe i fton të raportojnë në pajtim me kodin etik të gazetarëve, i cili kjërkon që gazetarët ta respektojnë të vërteten dhe të drejtën e opinionit të jetë i informuar.

SHGM përkujton gazetarët në nenin 5 të Kodit etik, i cili nga gazetarët kërkon që të resprktojnë ligjet e vendit, porse  nuk do të publikojnë ose fshehin asgjë që shkon kundër interesit publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button