RDK mbështet protestën e ditës së premte kundër ndotjes së ajrit në Tetovë

Rilindja Demokratike Kombëtare qëndron besnik ndaj deklaratës së mëhershme publike që do të mbështes cdo lëvizje kundër ndotjes së ajrit nga ana e Jugohromit në Tetovë, dhe thekson se do të marri pjesë në protestën që është paralajmëruar të organizohet ditën e premte nga ana e shoqatës EcoGuerilla, në ora 13:00 në sheshin Iliria në Tetovë, thonë nga kjo parti.

“RDK fton të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të marrin pjesë masovikisht në këtë protestë kundër ndotjes së ajrit nga ana e Jugohromit në Tetovë. Protesta për mbrotje të shëndetit tonë nga ndotja kancerogjene e Jugohromit nuk njeh ngjyrime partiake prandaj kërkojm ndërgjegjësim të fuqishëm në mbrotje të shëndetit tonë.” thonë nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Back to top button