Gazeta Noje Cirher Cajtung: Goditje e re e qeverisë maqedonase ndaj kundërshtarëve të saj

Gazeta Noje Cirher Cajtung me këtë titull ka shkruar për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe rastin “Puç”, transmeton Dojçe Vele.

Duke i numëruar ngjarjet që u shënuan gjatë vikendit në Maqedoni për rastin “Puç”, autori Andreas Ernst në tekstin e publikuar sot në Noje Cirher Cajtung thekson se menjëherë ka pasur reagime nga përfaqësuesit e lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme. Në reagim është vlerësuar se akuzat janë të rënda dhe se është i nevojshëm një hetim transparent dhe i pavarur.

“Përfaqësuesit e lartë për politikë të jashtme janë të shqetësuar për shkak të përkeqësimit të dialogut politik në vend. Ky dialog një kohë të lartë është në zero. Pothuajse një vit opozita e bojkoton parlamentin. Ajo e akuzon qeverinë për mashtrim. Qeveria nacionale konzervative është fituese e zgjedhjeve që nga viti 2006. Këto zgjedhje ishin të lira por jo edhe të drejta. Me një kontroll të rreptë ndaj mediumeve dhe nëpërmjet ndikimit ndaj gjyqësorit, kryeministri Gruevski ka krijuar një sistem i cili i përmbahet qeverisë edhe përkundër gjendjes katastrofale ekonomike. Por, edhe qeveria ka një pjesë të fajit. Në vend që të mobilizohet dhe të kujdeset për popullin që vuan, ajo e bojkoton kuvendin”, thuhet në tekstin e  publikuar në gazetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button