Zaev dhe Sheqerinska diskutojnë “bombat” me përfaqësues amerikan

Në selinë e LSDM-së ka qëndruar sot Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetëror i Byrosë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, Tomas Melia.

Në takim, kreu socialdemokrat Zoran Zaev mësohet të ketë thënë se opozita do të publikojë të gjitha provat që ka dhe se materialet i janë dorëzuar nga njerëz që ato i kanë marrë nga shërbimet sekrete të Maqedonisë.

“Argumentet dhe faktet që posedojmë janë marrë nga shërbimet në Republikën e Maqedonisë, nga patriotë të afërt me pushtetin aktual, të cilët e duan vendin e tyre. Ato na janë dorëzuar neve, sepse nuk besojnë në sistemin gjyqësor, i cili është nën kontroll të plotë të pushtetit. Nuk mund të jetë grusht shteti publikimi i provave dhe argumenteve për krimet e pushtetit. Edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas Ligjit, është detyrim i gjithsecilit të publikojë ato prova. Ne kemi detyrim kundrejt qytetarëve të publikojmë gjitha kemi. Dhe do t’i publikojmë”, .ka thënë Zaev

Ai shtoi se kërkesa për formimin e qeverisë teknike, e cila do të siguronte zgjedhje fer dhe demokratike, nuk është as shantazh dhe as sulm ndaj shtetit.

Duke iu referuar videos së takimit Gruevski-Zaev, kreu i LSDM-së tha se ky është argumenti më i fortë që tregon se lideri i opozitës ndiqet dhe xhirohet fshehurazi dhe se kjo madje bëhet me diktatin e vetë kryeministrit të shtetit.

“LSDM do të vazhdojë në mënyrë legjitime dhe me të gjitha mjetet që të luftojë për kthimin final të lirisë dhe demokracisë në Maqedoni”, citohet të ketë thënë Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button