Policia arrestoi një person që paraqitej si inspektor i DHP, mashtroi tetovarin

Një personit nga Tetova të “ngatërruar” në DHP, që duhej të paguante 8.700.000 denarë iu ka lajmëruar një person nga Shkupi i cili është prezantuar si inspektor dhe ka kërkuar takim, transmeton “Lajmpress”.

Të nesërmen mashtruesi e ka takuar tetovarin dhe duke i thënë se e ka dërguar “shefi” për ti thënë se duan t’a ndihmojnë, por paraprakisht duhet t’i japë 3 mijë euro.

Tetovari është pajtuar, por ka kërkuar që 3 mijë euro t’ia jap në dy pjesë. Pasi tetovari ia ka dhënë pjesën e dytë, më 9 janar, nga shuma e kërkuar, ka vijuar komunikimi mes dy personave me anë të sms-ve. Më 27 janar mashtruesi i ka kërkuar dhe 30 mijë denarë, me ç’rast ka nisë dyshimi i tetovarit dhe e ka lajmëruar në polici.

Dhe, më 31 janar me të dalë nga takimi me tetovarin është arrestuar mashtruesi.

MPB njofton se i arrestuari kishte qenë i lajmëruar në Byro për punësim si i papunë.

Lajme të ngjashme

Back to top button