fbpx

Gjendje kritike në Novaci, rrezik të rrëzohet ura në lumin Cërna në rrugën deri te REK­Bitolla

­ Uji i ardhur i lumit Cërna kërcënohet ta rrëzojë urën në rrugën e cila kalon nëpër Novaci dhe çon në REK­-Bitola. Nëse vjen deri te kjo tërë fshati Novaci dhe prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në shtet do të mbeten të shkëputur, konfirmoi kryetari i komunës Novaci, Lazar Kotevksi. Kryetari i komunës Koteski, vetëqeverisja lokale, shtabi i krizës dhe popullata lokale tërë natën edhe sot paradite janë në terren duke luftuar me stihinë e ujit.

Tërë mekanizimi i disponueshëm është në terren, gropohen pendë që të pengohet lumi i ardhur të mos e përmbys fshatin.

“Situata është vërtetë alarmuese, për shkak ujit të ardhur, veçmë kanë filluar të përmbyten shtëpitë në fillim të fshatit, është përmbytur edhe fushat e lojërave për fëmijë ndërsa uji ka ardhur pothuajse deri në shkollë. Për këtë i lëshuam fëmijët të shkojnë në shtëpi dhe është ndërprerë mësimi për shkak sigurisë së tyre” thotë kryetari i komunës Kotevski.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close