Krimi i pushtetit po shndërrohet në “Top sekret” shtetërorë, të gjithë të mbyllin gojën!

Kryeministri Gruevski në emër të informacioneve që mund të përbëjnë sekretë shtetërorë në rolin e Prokurorit dhe kërcënimeve asimetrike tenton të mbulojë korrupsionin që tani më dëshmohet në dokumentet që posedon opozita e anashkaluar nga pushteti një kohë të gjatë.

Analistët mendojnë se sekretet shtetërore janë një tundim i kotë  kryeministrit për të karakterizuar edhe kriminalitetin si sekret shtetërorë. Duke e karakterizuar rastin si puç që po krijon habi edhe tek faktori ndërkombëtarë, Gruevski është vënë në ballë të një lufte që sipas vlerësimeve të ndryshme do të viktimizojë të dy aktorët politik.

Bunare të pafund të kriminalitetit financiar, institucione të uzurpuara, zgjedhje kriminale, pazarllëqe politike ku përfshihen edhe politikan shtetërorë, dhe gjyqësi të inkriminuar në kthetrat e pushtetit, nga analistët konsiderohen detajet thelbësore të “bombës” së Zaevit të cilët duhet të prezantohen para opinionit.

Analistët vlerësojnë se afera të tilla nuk mund të kenë vulën e informacioneve që përbëjnë sekret shtetërorë. Sipas tyre nëse kjo kalon duke ja mbyllë gojën një shoqërie të tërë atëherë krimi i pushtetit  do të ketë një mbrojtje të garantuar.

Publicisti Ismail Sinani, thotë për Portalb se për fat të keq në rastin konkret ligji, të paktën sipas meje, po keqpërdoret për motive politike. Kur janë në pyetje çështjet publike dhe kur është në pyetje interesi shtetëror, mendoj se nuk ka nevojë që rasti konkret të trajtohet si sekret shtetëror.
“Tani, vetvetiu lind pyetja dhe natyrisht edhe dilema nëse edhe aferat korruptive, kuptohet nëse dëshmohen gjëra të tilla, i takojnë kategorisë së sekretit shtetit. Nëse korrupsioni bie në këtë kategori atëherë vlerat shoqërore në Maqedoni vërtetë paskan nevojë për kalibrim moral.  Prandaj kam bindjen se pavarësisht kostos së kësaj afere, e vërteta duhet të dalë në shesh. Maqedonia gjendet në një kryqëzim specifik – politik, të cilin patjetër e ka ta kalojë”, thotë Ismail Sinani.

Për analistin Xhelal Neziri zbulimi i aferave korruptive nuk mund të sanksionohet me ligj. Sipas tij nuk guxohet të publikohen të dhëna që janë interes i përgjithshëm, pra shtetëror.

“ Nëse korrupsioni e hajnia na qenka interes shtetëror atëherë të gjithë qytetarët t’i përveshin mëngët dhe vjedhin krejt. Nuk mund që korrupsioni i pushtetarëve të ngelet i pasanksionuar. Ligjet do të vlejnë për të gjithë njëlloj”, thotë Xhelal Neziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button