Përkrahje gjermane për ITSHKSH-në

Sot Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve –Shkup, e vizitoi ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Dr. Kristine Althauser. Me këtë rast, ambasadorja Althauser u prit nga drejtori i ITSHKSH-së, Dr.Skender Asani, si dhe punëtorët shkencor të Institutit, ku u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë në më shumë fusha të zhvillimit të shkencës dhe kulturës. Veçanërisht, u theksua nevoja e këmbimit të kuadrove dhe literaturës shkencore, si dhe ndihma gjermane në organizimin e aktiviteteve kulturore e shkencore.

a1

Drejtori Asani, fillimisht i shprehu ngushëllime ambasadores dhe popullit gjerman për vdekjen e ish-presidentit Richard von Weizsäcker. Më tej e njoftoi ambasadoren Althauser për punën e Institutit, duke theksuar se tani është në rrjedhë edhe regjistrimi i studentëve të magjistraturës, që paraqet një hapë të rëndësishëm drejt zhvillimit të shkencave albanologjike. Ai me këtë rast hapi mundësinë që gjatë qëndrimit të diplomatëve të rëndësishëm gjermanë në Shkup, të mbajnë ndonjë ligjeratë në ITSHKSH, sikurse edhe që do t’u bëhet ftesë për leksione profesorëve eminentë gjermanë sidomos nga fusha e historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ambasadorja Althauser përgëzoi për punën dhe aktivitetet e Institutit, veçanërisht në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, përmes organizimit të konferencave e tribunave të ndryshme me institutet tjera në Maqedoni. Më tej ajo u zotua se do të angazhohet që ITSHKSH që ketë qasje më të madhe në qarqet shkencore dhe akademike gjermane, në aspekt të avancimit të kulturës dhe shkencës.

Në fund, ambasadores gjermane iu dorëzua edhe botimi i fundit i “Scupi”-7, ku përmblidhen materialet e Konferencës shkencore “Lufta e Parë Botërore 1914-1918”, ku edhe ambasadorja gjermane Althauser ka pasur fjalë përshëndetëse.

a2

Lajme të ngjashme

Back to top button