Sindikata Multietnike e Arsimit kundërshton ndërprerjen e grevës

Sindikata Multietnike e Arsimit ka dënuar vendimin e SASHK-ut, për ndërprerje të grevës në arsim, pa u pranuar asnjë nga kërkesat për të cilat edhe filloi greva.

“E gjithë ajo që është arritur në marrëveshjen me MASH-in, është shumë e papërcaktuar që të mund të kualifikohet si një hap minimal pozitivë për të punësuarit në arsim. Përsërisim se Marrëveshja e nënshkruar, përpos asaj që nuk sjellë asnjë përfitim konkret për të punësuarit në arsim, nuk rregullon as çështjen e pagave për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë dhe as për heqjen e dispozitave të dëmshme për grevë në arsimin fillor dhe të mesëm, të cilat Qeveria i sjelli në shtator të vitit 2014-të”, thuhet në reagimin e Sindikatës Multietnike.

Sipas tyre ajo që vret më së shumti është fakti se vendimi për ndërprerje të grevës është sjellë në prag të protestave në gjithë qytetet e Maqedonisë, e cila  kanë mundur të përdoret për të bërë presion më të madh ndaj ministrisë.

Ata bëjnë thirrje anëtarëve të SASHK-ut, të mendojnë mirë se cilit sindikatë ja japin besimin e tyre për të udhëhequr dialog social dhe të nënshkruaj marrëveshje kolektive.

Sipas tyre, ata janë të hapur për të pranuar të gjithë anëtarët e pakënaqur të SASHK-ut, që bashkërisht të mbrojnë të drejtat dhe dinjitetin e punonjësve arsimor.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button