Shqipriu i kërkon rinisë të kthehet (Audio)

Aktori dhe këngëtari, Shqipri Kelmendi, ka vendosur t’u këndojë të gjithë të rinjve që kanë zgjedhur rrugën e largimit nga vendlindja.

Duket se aktori më mirë i njohur me nofkën “Lasgushi”, i frymëzuar nga tragjedia e ikjes së të rinjve nga Kosova, ka vendosur që përmes këngës t’u bëjë thirrje të mos largohen.

Në fakt, ai ka huazuar këngën e këngëtarit të mirënjohur Sinan Vllasaliu, “Kthehu oj rini”, që të ftojë të rinjtë të mos e braktisin Kosovën.

Kujtojmë se sipas disa vlerësimeve paraprake, Kosovën e kanë braktisur mijëra qytetarë brenda muajit të fundit, të cilët po ikin shkaku i gjendjes së vështirë ekonomike. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button