fbpx

Ortek në aksin Dibër ­- Hanet e Mavrovës, ndërpritet komunikacioni

­Një ortek i borës, gurëve dhe dheut sot në mëngjes në orën 9:40 ka rënë në aksin e rrugës rajonale Dibër ­ Hanet e Mavrovës , në afërsi të Manastirit të Bigorit. Nga SPB Tetovë njoftojnë se komunikacioni është ndërprerë, ndërsa në ndërkohë janë thirrur ekipet e “Rrugëve të Maqedonisë” për ta pastruar rrugën.

“Duke pasur parasysh atë se në rajon ka reshje intensive të borës, ekziston rreziku për ortekë të rinj në këtë aks rrugor. U rekomandohet drejtuesve të automjeteve të cilët këtyre ditëve do të udhëtojnë përmes luginës së Radikës të bëjnë kujdes maksimal dhe nëse nuk kanë nevojë të mos qëndrojnë në afërsi të Manastirit të Bigorit, pasi që ekziston rrezik real nga ortekët”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Sipas Lidhjes Automoto të Maqedonisë, komunikacion në aksin rrugor Mavrovë ­ Dibër për automjetet e pasagjerëve është normalizuar.

Mbetet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close