fbpx

Milani prezanton “shtëpinë” e re (VIDEO)

Pas premtimeve vjen dhe komunikata zyrtare. Milani ka prezantuar moketin e projektit zyrtar për stadiumin e ri. Do të jetë një stadium shumë milanez, në kuptimin që është projektuar për të interpretuar thellësisht identitetin e qytetit, një stadium futuristik por që nuk është thjesht i tillë, pasi më tepër ngjason me një zonë të Milanos, pikërisht në Portello aty ku tashmë është ndërtuar Casa Milan.

Ëndrra e Barbara Berlusconit që merr formë parashikon ndërtimin e një qendre të vërtetë urbane, me impiantin që do të ketë në brendësi të tij, një hotel, një lice sportiv, restorante, parqe lojërash për fëmijët, hapësira për artistët e rinj dhe të tjera shërbime që do të jenë të dobishme për qytetin, transmeton Supersport.

Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 48 mijë vendesh dhe objektivi është që struktura e re të inagurohet për sezonin 2018-2019. Lartësia e tij nuk do t’i kalojë 30 metrat nga bazamenti ndërsa San Siro është mbi 60 metra i lartë dhe falë teknologjisë së re dhe mbulimit portativ do të reduktohen në minimun edhe zhurmat që nuk do të ndihen në ambientet e jashtme. Arup, shoqëria që e ka projektuar është lider botëror në sektorin e inxhinerisë dhe ka realizuar veç të tjerash edhe stadiumin e Bajernit të Mynihut dhe stadiumin e ri të Pekinit. Preventivi parashikon në total një investim prej rreth 320 milionë Eurosh dhe tani projekti duhet të marrë miratimin në mënyrë që ëndrra të kthehet në realitet.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close