Jahjaga: Kosova dhe Maqedonia të gjejnë zgjidhje të përbashkët

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, bëri thirrje që situata e krijuar së fundi mes Kosovës dhe Maqedonisë, të zgjidhet në mënyrë institucionale dhe me mirëkuptim të ndërsjellë.
Ajo u ka bërë thirrje dy Qeverive që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët e cila është në të mirë të të dyja vendeve.

“Vlerësoj se zgjidhje e të gjitha çështjeve të hapura duhet të jetë zgjidhje institucionale dhe me mirëkuptim të ndërsjellë. Duke marrë parasysh, po ashtu, edhe strukturën e CEFTA-s, unë ju bëjë thirrje qeverive të të dyja vendeve që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët e cila është në të mirë të të dyja vendeve por në asnjë rast dhe në asnjë moment duke cenuar lirinë e lëvizjes së njerëzve”, deklaroi ajo.

Sipas Jahjagës, Kosova dhe Maqedonia janë në proces të përbashkët për rrugën e Integrimeve Evropiane, andaj, sipas saj, kjo arrihet duke i ndihmuar njëra tjetrës. Sipas presidentes, lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave është një ndër parakushtet themelore për fqinjësi të mirë dhe Integrime Evropiane.

“Rruga e Integrimeve Evropiane për të dyja vendet është një proces i përbashkët dhe kjo mund të ndërtohet duke pas respekt për njëri-tjetrin dhe duke i ndihmuar njëri tjetrit në këtë proces. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe lëvizja e mallrave janë një ndër parakushtet themelore për fqinjësinë e mirë dhe procesin e integrimeve Evropiane”, ka theksuar Jahjaga, pas takimit në Prishtinë me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. s./ Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button