ISIS e dogji të gjallë një person

Një person rreth të 30-ve është zënë rob nga militantët e ISIS-it dhe sipas një video të shpërndarë shihet se si trupin e tij e djegin të gjallë.

Mediat irakiane, raportojnë se personi në fjalë është piloti jordanez i cili u zu rob nga ekstremistët e ISIS në muajin dhjetor të vitit të kaluar në qytetin e Raqqa-s në Siri, pasi që avioni i tij ishte rrëzuar.

Në këtë video, të cilën nuk do ta publikojmë për shkak të pamjeve të rënda, piloti shihet i mbyllur brenda një kafazi përderisa, ekstremistët i vënë zjarrin.
Para disa dite një ekzekutim pak më ndryshe ISIS i bëri edhe pengut japonez, gazetarit Kenji Goto.

Lajme të ngjashme

Back to top button