Të korruptuarit vezullojnë si pasqyra, qytetarët në dilemë çfarë ka më shumë se kaq?

Kureshtja qytetare për “bombën e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev është përqendruar kryesisht në aferat korruptive.

Ndonëse politikanët e  korruptuar deri në fyt vezullojnë si pasqyra para qytetarëve që duken nga stratosfera, bomba që mbanë të pa detonuara ende aferat  kompromitive po ndiqet me interes të madh për çudinë se krimi i pushtetit mund të shkojë përtojë vezullimit të një pasqyre që duket shumë larg.

Të flasësh për funksionar të korruptuar nuk është një çështje që do të habiste dikë, por bomba e Zaevit ka shtuar dilemat  se diçka me e madhe dhe më absurde nga ajo që mund të konceptojnë qytetarët për aferat komprimitive në vend po ndodh me të vërtetë.

Një debat i zakontë mes qytetarëve shtron habinë se sa mundë të jenë përmasat e aferave korruptive dhe çka është ajo që  mund të fshihet në “bombën” e Zaevit më shumë sa ajo që ndiejnë çdo ditë në kurrizin e tyre.

Shumica e qytetarëve ndajnë një konstantë se korrupsioni është një fenomen që tani më po ec haptazi në Maqedoni nga i cili nuk është i kursyer asnjë funksionarë.

Ajet Imeri, thotë për Portalb se të flasësh për afera korruptive nuk është diçka që habit këndë tek ne, por për çudi duket se “bomba” e Zaevit , krijoi një panik të vërtet brenda pushtetarëve që tregon se aferat korruptive tek ne mund të jenë të përmasave që nuk mund t’i imagjinojmë.

Menaf Ismaili, thotë për Portalb se kësaj radhe po ndjek me vëmendje atë që po ndodhë në Maqedoni. Veçanërisht interes për të është të tregohen se për çfarë afera korruptive bëhet fjalë. Ai thotë se në gjithë këtë katrahurë janë të përfshirë gjithë pushtetarët, ku nuk janë të kursyer as funksionarët shqiptarë.

Një qytetarë tjetër Selam Saiti, thotë se opinion duhet të dijë patjetër për atë që vlon në skenën politike dhe që lidhet me afera të ndryshme korruptive. Sipas Selamit, krahas asaj që dimë se funksionarët tanë janë të korruptuar deri në fyt për në shqiptarët po ndodh edhe diçka tjetër e që shkarazi përmendet rasti i “Smilkovsit.

Lajme të ngjashme

Back to top button