Qytetarët nga Bllaca me protesta do të kërkojnë hapjen e kufirit

Qarkullimi i komunikacionit për të gjitha veturat edhe sot është bllokuar në vendkalimet kufitare në Bllacë dhe Jazhincë për shkak të bllokadës së transportuesve. 

Në Bllacë,  sot do dalin qytetarët në shenjë proteste nën organizimin e shoqatës joqeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”.

Qytetarët do të kërkojnë nga të dy qeveritë e Maqedonisë dhe e Kosovës, nëpërmjet  bisedimeve të arrijnë zgjidhje të përhershme  dhe të pranueshme për të dyja palët.

“I informojmë të gjithë qytetarët  dhe anëtarët tonë se sot në ora 17 do të realizojmë udhëtim të organizuar deri në vendkalimin kufitarë Bllacë, nga ku do të kërkojmë bisedime të menjëhershme në mes dy qeverive. 

Një pjesë e anëtarëve do të nisen nga Komuna e Çairit, ndërsa pjesa tjetër nga Kompleksi tregtarë Mavovasja”, thuhet në komunikatën e organizatës joqeveritare “ Lëvizja për Vizion të Përbashkët”.

Siç  thuhet në komunikatë, tubimi do të mbahet vetëm nëse edhe gjatë ditës së sotme, vendkalimi kufitarë nuk hapet.

Lajme të ngjashme

Back to top button