fbpx

Recension: Në Ohër bën grevë LSDM-ja

Ky është tekst i njëanshëm, në të cilin mungon pala kryesore e interesuar. Është transmetuar një informatë e cila është pjesërisht e saktë dhe e cila shërben për manipulim. Informatat në tekst janë të njëanshme dhe nuk mund të vërtetohet relevanca e tyre.

SONKLinku deri te artikulli origjinal: Në Ohër bën grevë LSDM-ja

Data dhe koha e publikimit: 02.02.2015, 11:23

Data e recensionit: 03.02.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Që në titull nuk jepet pasqyrë e saktë për atë që është duke ndodhur. Titulli “Në Ohër bën grevë LSDM-ja” dezinformon, edhe pse roli i tij është të informojë në mënyrë të saktë dhe të vërtetë. Qëllimi është të sugjerohet se grevë bën LSDM-ja ose anëtarët e kësaj partie, ndërsa artikulli ka të bëjë me grevën e anëtarëve të SASHK-ut, që, nga ana tjetër, nuk ka asnjë lidhje me partinë opozitare. Pse atëherë do të bënte grevë LSDM-ja?

Nga ana tjetër, aspak nuk është me rëndësi se a janë anëtarë ose simpatizues të ndonjë partie për shkak se kjo është grevë e arsimtarëve, ku nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe grevistë që janë anëtarë të ndonjë partie. E drejta për grevë është e garantuar edhe me Kushtetutë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, kështu që është jorelevante se a janë ata anëtarë të ndonjë strukture politike.

Më poshtë në tekst janë emërtuar vetëm ato persona që janë të afërt ose që kanë lidhje familjare me njerëz të afërt të opozitës. Sipas raporteve, në shumë media numri i personave që bëjnë grevë është shumë, shumë më i madh për dallim nga numri i vogël i atyre që janë përmendur në tekst. Mirëpo, me vetë përmendjen e këtyre pak njerëzve bëhet manipulim me qëllim që publiku të fitojë përshtypje se të gjithë grevistët janë anëtarë të LSDM-së, si dhe se ky grup (që është veçuar) i udhëheq grevistët. Asnjëra nga këto përshtypje të imponuara në mënyrë diskrete mbi publikun lexues nuk është se saktë, e as që ka ndonjë argument për to.

Në tekst thuhet:

Greva ka filluar pa votim dhe pa asnjë procedurë demokratike, pa dëshirën e shumicës së profesorëve.

Kjo nuk është e vërtetë, për shkak se mediat publikuan informata krejtësisht të tjera.

Një grup profesorësh nga shkolla e mesme e Ohrit “Shën Klimenti i Ohrit” deri te drejtori i shkollës sot kanë dorëzuar njoftim me të cilin e informojnë se i bashkangjiten grevës së organizuar nga SASHK-u, njoftoi drejtori i shkollës, Zvonko Tërpeski.

Që teksti të jetë objektiv dhe përmbajtësor, duhet ta ketë edhe anën tjetër të tregimit. Më së paku, ka mundur që nëpërmjet telefonit të kërkohen informata plotësuese dhe të bëhen konsultime me kryetarin e këshillit grevist ose me drejtorin e shkollës që të verifikohet kjo informatë. Në këtë artikull kjo nuk është bërë.

Ky tekst ka një sërë lëshimesh. Pretendimet në të kanë mundur të verifikohen dhe ai të jetë relevant sikur të respektoheshin rregullat e gazetarisë profesionale. Njëri nga lëshimet më të rëndësishme është mungesa e organizatorit të grevës. Ky është një hap logjik, mirëpo ai nuk është bërë fare. Kështu, artikulli është gjysmak, i papërfunduar dhe manipulativ.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close