Sindikata e Gazetarëve i cilëson si kërcënime paralajmërimet e Prokurorisë

Gazetarët nuk guxojnë të mos bëjnë punën themelore të gazetarisë për shkak të paralajmërimeve të Prokurorisë, thuhet në reagimin e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Medial.

Nga Sindikata i cilësojnë si kërcënime paralajmërimet e Prokurorisë se publikimi i materialeve nga rasti “Puç” mund të bëhet objekt i ndjekjes penale.

Sindikata thotë se është detyrim profesional i gazetarëve dhe i medieve që të publikojnë informacione për konflikt interesi, për sjellje joetike ose të paligjshme, për krime dhe për shkelje ligjore nga ana e funksionarëve.

“Kjo është esenca e parimit fondamental të gazetarisë: informimi në interes publik dhe respektimi i së drejtës kushtetuese që opinioni të dijë. Kjo është kredoja e profesionit tonë, pavarësisht nga çfarë mendojnë të tjerët, përfshi dhe pushteti”, thuhet në reagimin e Sindikatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button