Kabineti i Ivanovit: BDI është drejtuar në adresë të gabuar

­ Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në reagimin e sotëm për kumtesën e partisë politike të Bashkimit Demokratik për Integrim se ai gjoja e ka shkarkuar zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Zbulim, Muhamed Ismaili, vlerëson se nga partia po drejtohen në adresë të gabuar.

BDI dje përmes kumtesës e vlerësoi shkarkimin e Ismailit si hap joparimor, i bërë për motive politike dhe jo për shkaqe profesionale.

Nga Kabineti i Presidentit nuk bëjnë të ditur arsyen se kush ka marrë dhe pse është marrë ky vendim.

Lajme të ngjashme

Back to top button