I ati i Stresit: Arrestimi në shenjë hakmarrje për këngën kundër Ramës

Babai i Stresit ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim që ngjarja ka prapavijë politike, kjo për shkak të një kënge që Stresi ka bërë kundër kryeministrit Rama. Në një intervistë për “Panorama”, Sali Lusha është shprehur me bindje se ngjarja nuk është porosi e kryeministrit, por një incident i sajuar nga persona të caktuar në mënyrë që ti bëjnë përshtypje Edi Ramës.

Sali Lusha pranon faktin që Stresi nuk është i pajisur me patentë ndërsa sipas tij, fakti që policia shprehet se ai nuk kishte konsumuar alkool është thjeshtë një përpjekje për ti vështirësuar pozitat e tij.

“Siç duket, policia tani nuk do që ti justifikojë veprimet e tij me pijen dhe me faktin që ka qënë nën efektin e alkoolit dhe thotë që nuk ishte i pirë. Në qoftëse djali im ka fryrë te testi i alkoolit dhe nuk ka dalë me pije, atëherë e paskan problemin testet, qenkan të skaduar”, ka thënë ai. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button