Secilit të punësuar i mungojë disa vite stazh

Mungesa e viteve të stazhit të punës nuk ka të bëjë me gabimet e softuerit të Fondit Pensional, por në fakt – mungon pagesa e rregullt e detyrimeve nga punëdhënësi. Kështu thonë në Fondin Pensional, e cila nëpërmjet një komunikate drejtuar mediave, ka informuar se shumë punëdhënës dhe kompani, nuk i kanë shlyer detyrimet – konkretisht nuk e kanë paguar me rregull kontributin pensional për të punësuarit, shkruan Koha.

Komunikata e Fondit Pensional siç theksohet, bëhet me qëllim pasi një numër i madh i të punësuarve, janë ankuar për mungesë vitesh në stazhin e punës.

“Krahas ndryshimeve në rregullativën e Fondit Pensional, është e nevojshme të informohen të regjistruarit për numrin e viteve, stazhit, dhe me këtë praktikë fillohet që nga data 15 e këtij muaji. Edhe pse kjo është në shfrytëzim të qytetarëve, interesimi është përshëndetur edhe nga Sindikatat dhe nga punëdhënësit. Të gjithë që kanë pranuar ftesën t’i bashkangjiten tryezës së diskutimit, kanë paraqitur shqetësimin që në stazhin e punëtorëve, mungojnë disa muaj deri në dhjetë vite stazh. Kjo, si rezultat i mungesës së të dhënave nga ana e regjistruesit për pagën e kontributeve ose për të njëjtën nuk paguhen kontributet për pension dhe sigurim invalidor”, thuhet në komunikatën e Fondit Pensional, e cila njëkohësisht siguron se softueri funksionon mirë dhe në këtë drejtim nuk janë regjistruar probleme.

Ndërkohë, edhe firmat dhe punëdhënës të shumtë kanë propozuar që sigurimi i çdo punëtori të lidhet me filialet dhe Degët e Fondit gjithandej vendit, me qëllim që çështja e stazhit të rregullohet në bazë të dhënave që qëndrojnë në selinë e tyre. Ankesat e qytetarëve ndërkohë rritet çdo ditë e më shumë. Madje, disave u mungojë deri në 10 vite stazh punë, edhe pse gjatë gjithë kësaj kohe kanë menduar se, punëdhënësi i ka shlyer detyrimet në Fondin Pensional. Në Fondin Pensional informojnë se problemet me qytetarët janë nga më të ndryshmet.

“Tek ndonjëri mungojnë fletparaqitjet, të dhënat për sigurim, diku nuk janë vendosur paraqitjet M4 dhe të ngjashme. Për këtë qëllim, çdo i punësuar ka qasje në vitet e stazhit dhe mund të informohet nëse punëdhënësi i paguan me rregull detyrimet në Fondin Pensional”, thonë në Fond, duke informuar gjithashtu se projekti për informim të hapur për stazhin e punës është i pari në rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button