SHGM: Publikimi i materialeve për “Puç”, është në interes publik

Kodi i gazetarëve është i qartë, deklaroi kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani, duke u bazuar në lirinë e shprehjes. Pas paralajmërimeve të Agjencisë së Gazetarëve të Maqedonisë, se çdo publikim i aferave është vepër penale, Selmani sqaron se është detyrë e gazetarëve që të publikojnë informata të sakta, të mos falsifikojnë dhe të mos fshehin dokumente.

Dejan Georgievski nga Qendra për zhvillim të mediave duke u bazuar në ligjin për media, deklaroi se në rast të publikimit të incizimeve për të cilat nuk dihet se nga janë siguruar Prokuroria nuk mund të ndjek në bazë të detyrës zyrtare, por të prekurit në ngjarje mund të ngrenë padi.

Për ne është e njohur se në të gjitha rastet në vend të parë duhet të jetë interesi i qytetarëve që ata të dinë se çka në të vërtet po ndodh.

Lajme të ngjashme

Back to top button