Pogba ose Isco te Barcelona

Barcelona do të jetë vetëm spektatore e afatit kalimtar të verës në futboll. Por kjo pauzë si pasojë e dënimit nga FIFA pritet ta rikthej fuqishëm Barcelonën në tregun e transfereve.

“MundoDeportivo” shkruan se Barcelona në vitin 2016 do të bëjë një superblerje. Paul Pogba ose Isco do të jenë dy synimet kryesore të Barcelonës. Në fakt njëri nga ta pritet të jetë lojtar i ri i Barcelonës dhe se blerja e tyre pritet të kushtoi shumë shtrenjtë.

Barcelona e llogarit Iscon si lojtar që i përshtatet shumë në skemat e lojës dhe se ylli i Realit ka qenë fans i flaktë i Barcelonës dhe Messit. Barca thuhet se në janar të vitit 2016 do të ndajë fond të madh për transfere.

Lajme të ngjashme

Back to top button