fbpx

Vjen Ferrari 488 GTB me 660 kuaj fuqi

Ferrari ka prezantuar modelin më të ri 488 GTB, i cili është pasardhësi i Ferrari 458 Italia.Makina pritet të ketë motor 3.9 litër V8 me 660 kuaj fuqi. Kjo superveturë është më e fuqishme se paraardhësi i saj dhe se modeli i fuqishëm Ferrarri F12 Berlinetta.

Ferrari 488 GTB vjen me transmision prej shtatë shpejtësish dhe shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë e arrin në tre sekonda, me një shpejtësi maksimale e tij është 334 km/orë, që është e njëjtë me rivalin McClaren 650S.

Pritet që makina e re të dalë në shitje gjatë vitit që vjen e cila mendohet se mund të kushtojë 230 mijë euro.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close