Dënimet për testimin ekstern nuk do të vlejnë deri në vitin e ardhshëm

Dënime për testimin ekstern nuk do të vlejnë dhe deri në vitin e ardhshëm do të pushojë dhënia e  dënimeve për arsimtarët ndërsa më 15 mars do të ulen në tavolinë për të gjetur zgjidhje të përbashkët se si do të veprohet më tutje.

Për rritjen e rrogave do të formohen grupet punuese  që do ët takohen dy herë në muaj bashkë me përfaqësues të Ministrisë së financave. Gjithashtu është arritur marrëveshja për rritjen graduale të rrogave nëpër çerdhe të fëmijëve.

Me këtë marrëveshje të përbashkët në mes të SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, paralajmërimet për radikalizmin e grevës duke zbritur në protesta nëpër rrugët e qyteteve tani më nuk vlen. Të dy palët janë marrë veshtë që gjatë ditës së sotme të fillojë procesi mësimorë.

“Pas shumë bisedimesh Këshilli vlerësoi se marrëveshja e arritur me MASH-in përbëjnë një kompromis të pranueshëm dhe në bazë të saj Këshilli solli vendimin që greva të ndërpritet në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme”, thuhet në deklaratën e SASHK-ut.

Nga MASH-I thonë se në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë vendimi për grevë të përgjithshme I SASHK-ut anulohet. Njëkohësisht vazhdojnë bisedimet intensive në kuadër të dialogut social.

Lajme të ngjashme

Back to top button