Xhaferi do të angazhohet personalisht për t’ju gjetur punë veteranëve

Zëvendës kryeministri i obliguar për Marrëveshjen e Ohrit Musa Xhaferi, në takime me ministra dhe drejtor të agjencive dhe ndërmarrjeve publike do të kërkojë punë për ish pjesëtarët e UÇK-së nga Likova, Kumanove dhe Tetova, shkruan Dnevnik.

Rreth 100 veteran të UÇK-së nëpërmjet protestës para selisë së BDI-së në Tetovë arritën të takohen me zv/kryeministrin Musa Xhaferi, pasi edhe përkundër përpjekjeve, nuk arritën të takohen me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe ti thonë se edhe pse kanë kaluar 13 vite nga konflikti, veteranët janë harruar dhe margjinalizuar. Edhe pse Xhaferi tre herë me radhë është ulur në një tavolinë, as këtë herë të fundit nuk është marr përgjigje e saktë nëse është arritur ndonjë marrëveshje për punësimin e ish pjesëtarëve të UÇK-së në administratë.

Xhaferi ka premtuar se do të organizojë takim me të gjithë ministrat,  drejtorët e Agjencive dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike që të ketë një pamje të qartë se ku dhe në cilat institucione ka vende të lira për punë ose ku mund të ketë hapësirë për hapjen e vendeve të reja të punës.

Nga BDI-informojnë se do të bëhen përpjekje për punësimin e veteranëve pasi që behet fjalë për një numër të vogël të tyre, rreth 100.

Lajme të ngjashme

Back to top button