Prej sot mësim i rregullt në të gjitha shkollat

­ Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në kopshte, prej sot do të kryhen rregullisht detyrimet punuese konform planit dhe programit mësimor dhe orarit të punës në pajtim me vendimet e çdo institucioni.

Këshilli i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), mori vendim për ndërprerje të grevës mbrëmë në seancë të jashtëzakonshme, duke vlerësuar se marrëveshja e arritur me ministritë dikasteriale pas kërkesave të tyre, të cilat ishin shkak për grevën e përgjithshme paraqesin kompromis të pranueshëm.

Në seancën e Këshillit të SASHK­ut, ishin të pranishëm edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, ndërsa është debatuar rreth Propozim­marrëveshjes së arritur në negociatat e zhvilluara intensivisht ditëve të fundit mes udhëheqësisë më të lartë të SASHK­ut dhe ministrave dikasterialë me bashkëpunëtorët më të afërt.

“Në bazë të marrëveshjes së përbashkët të pranueshme, Vendimi për grevën e përgjithshme të SASHK­ut pezullohet. Njëkohësisht, vazhdojnë bisedimet intensive në kuadër të dialogut social”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Back to top button