Shkëndija i kthehet fitores në Antali (Video)

Shkëndija ka shënuar fitore 2:1 përballë ekipit gjeorgjian FC Kolkheti, në ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Trajneri Kozniku ndeshjen e nisi me formacion më të ri, faktikisht futbollistët që në ndeshjen e të hënës me Pescin e Hungarisë luajtën në 30-të minutata e fundit dhe të njëjtët sot ishin aktiv deri në minutën e 60-të. Pjesa e paë solli disa kansoje të Shkëndijës, me brazilianin Juffo që provonte nga distanca, miëpo në pushim u shkua me rrjeta të paprekura. Në fillim të pjesës së dytë pas një aksioni të Shkëndijës, Juffo ndalet me faul në zonë, ndërsa arbitri tregon në pikën e bardhë. Portieri Jioev ndal goditjen e Kirovskit nga pika e bardhë, ndërsa në topin e dëbuar vrapon Imeri që plason në rrjetë për epërsi 1:0 të Shkëndijës.

Pas një ore lojë Kozniku ndryshon gjithë formacionin, ndërsa kur Shkëndija rriti presionin, një gabim në vendosjen e kurthit të pozitës jashtë loje- bëri që Tugushi të shënojë për barazim 1:1. Mirëpo Shkëndija përgjigjet shpejtë me gol në anën tjetër, me brazilianin Zhunior që shënon gol të bukur nga distanca për rezultat 2:1 dhe fitore të Shkëndijës.

Deri në fund nuk pati ndryshim, kështu që ‘kuqezinjtë’ marrin fitoren e dytë në takimin e tretë kontrollues. Vlen të ceket se në këtë takim me kartona të kuq u ndëshkuan Mitrov dhe Miliev të Shkëndijës, mirëpo sipas marrëveshjes të dyanshme pasi ekipi luante tre minuta me një futbollist më pak, në fushë inkuadrohej tjetër lojtar për të qenë ekipet të balansuara numerikisht. Ekipi do të vazhdojë përgatitjet në Antalia, ndërsa ndeshja e rradhës parashihet më 6 shkurt kundër ekipit nga Azarbejxhani, FC Qaradag.

Lajme të ngjashme

Back to top button