Mila Kadriu: Me kënaqësi i qëndisi përrallat e çdo femre (Intervistë)

Një nga disejnueset më të famshme shqiptare në Maqedoni, Mila Kadriu hapi atelienë për redaksinë tonë. Kreativiteti i saj nuk njeh limit, ndërsa ajo thotë që vetëm po bën punën e saj me qejf përderisa realizon ëndrrat e çdo femre që kalon pragun e ateliesë së modës “M-Couture” në Shkup.  Kadriu është fituese e disa çmimeve dhe mirënjohjeve, organizatore e më tepër sfilatave dhe disejnere e preferuar e yjeve të show-bizit.

Intervistoi: Elida Zylbeari

PORTALB: Në vija të shkurtër, na tregoni kush është Mila Kadriu?
M.KADRIU:
Jam njeri që thjeshtë e gjeta veten në një degë specifike të artit- të krijoj. Kam kënaqësi ne atë që e bëj, çdo ditë mësoj gjëra të reja dhe nderohem si kreatore, avancohem.

PORTALB: Cilat janë fillet e karrierës tuaj dhe a jeni e kënaqur aty ku jeni sot?
M.KADRIU:
Fillimet e mia janë prej para një dekade, prandaj edhe është normale që punët të ndryshojnë, të rrjedhin në kahjen e dëshiruar, në nivel më të lartë. Shumë ide dhe dëshira të realizuara ditë pas dite, shkallë pas shkalle që sot të mund të krenohem me vitet e kaluara të suksesshme. MCouture për mua nuk është vetëm atelie e thjeshtë e modës por vend që rrëfen shumë përralla mode të suksesshme në të cilat rolin kryesor e luajnë klientët e mi.

Mila Kadriu
Mila Kadriu gjatë sfilatës

PORTALB: A është e vështirë të jesh disejnere?
M.KADRIU:
Para së gjithash është kënaqësi, pastaj vijon ndenja për përgjegjësi dhe seriozitet. Nuk ekziston punë e vështire nëse punon me dashuri dhe përkushtim.

PORTALB: Të punosh me gra, është gjë e lehtë?
M.KADRIU:
Shumë karaktere të ndryshme, shumë konstruksione të ndryshme trupi, dëshira dhe kërkesa të lloj-llojshme,  mirëpo të gjitha me një qëllim: të duken dhe të ndjehen të përkryera. Në mes nesh kemi ndërtuar komunikim të shëndoshë dhe bashkëpunimi është më se i këndshëm.

Fustan nusërie nga Mila Kadriu
Fustan nusërie nga Mila Kadriu

PORTALB: Çfarë ju frymëzon te bëni fustane kaq te bukur?
M.KADRIU:
Inspirimi vjen nga gjëra të bukura që më rrethojnë, bukuri të ndryshme që i perceptoj gjatë përditshmërisë dhe thuri një përralle rreth asaj, dhe kryesisht nga karakteri i personit për të cilin dizajnoj.

Mila Kadriu
Mila Kadriu me modelen

PORTALB: Mes klientëve të shumtë keni edhe yje të njohura, mund të na tregoni kush shërbehet nga ju?
M.KADRIU:
Është pjesë e imazhit të një brendi bashkëpunimi me yjet e showbizit. Do do ta përmend bashkëpunimin me Tunën, Adelina Tahirin, Venera Lumanin, Besiana Mehmedi, Verica Pandilovska, Tamara Todevska, Andrijana Janevska  po ashtu edhe nikoqire të emisioneve të ndryshme në mediat tona.

PORTALB: Na tregoni ndonjë moment tuajin me interesant nga jeta e modës?
M.KADRIU:
Është një profesion tepër dinamik dhe çdo moment është interesant, lënë përshtypjet e veta… Do të veçoja parapërgatitjet para sfilatave dhe rrjedhjes së tyre ku çdo gjë mund të ndryshojë në një sekondë në drejtim të paparashikuar.

Mila Kadriu
Mila Kadriu

PORTALB: Cilat janë trendet e fustaneve në vitin 2015?
M.KADRIU: Shumë linjë të thjeshtë për sa u përket prerjeve, ngjyra të buta dhe të lehta, kombinime monokromate (njëngjyrëshe), secili me stilin e vet që le mbresa… Konfuzion stilesh në një kombinim dhe luftë për dukje sa më unike do ta shënojnë modën e vitit 2015.

PORTALB: A është vështirë të jeni nënë dhe grua e suksesshme?
M.KADRIU: Nuk është vështire për arsye se mësova ta ndaj punën nga jeta private. Shpeshherë kjo kërkon sakrificë megjithatë bëj balans dhe mundohem pas obligimeve të punës të kaloj kohë kualitative me fëmijët dhe bashkëshortin.

Mila Kadriu me familjen
Mila Kadriu me familjen

PORTALB: Për fund, cili është mesazhi që do t’ju kishi thënë lexuesve tanë?
M.KADRIU: Kënaquni me jetën, ndiqni modën dhe duajeni njëri-tjetrin, tjerat pjesë jeta vet i vendos në mozaik.

Mila Kadriu
Mila Kadriu
Mila Kadriu gjatë sfilatës
Mila Kadriu gjatë sfilatës

Lajme të ngjashme

Back to top button