Moenchengladbach vazhdon me fitore

Bayern Munchen ka luajtur barazim 1:1 me Schalken në Alianz Arena, ndërsa Borussia Moenchengladbach, ka mposhtur Freiburgin me rezultat minimal 1:0.
Skuadra e Pep Guardiolas, nuk ka arritur të gjejë fitoren edhe në ndeshjen e dytë të pjesës së dytë të edicionit në Bundesligë, duke luajtur barazim 1:1 me Schalken.

Bayerni në këtë ndeshje, luajti me një lojtar më pak nga minuta e 17’, pasi që Jerome Boateng, u ndëshkua me karton të kuq.
Arjen Robben shënoi për Bayernin në minutën e 67’, ndërsa Howedes, barazoi në 1:1 në minutën e 72’, për ta ndihmuar Schalken në marrjen e një pike në një fushë shumë të vështirë.

Në ndeshjen tjetër, ishte Herrmann heroi i Moenchengladbachut, që shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores.

Lajme të ngjashme

Back to top button