Maqedonia po shkatërron imazhin e vet!

Rasti i fundit ku MPB e Maqedonisë ka ngritur padi ndaj liderit të opozitës, Zoran Zaev, nën dyshimet për “puç shtetëror, rrëzim të pushtetit përmes publikimit të dëshmive për afera të rënda kriminale të qeverisë aktuale” ka dëmtuar shumë imazhin e Maqedonisë para syve të ndërkombëtarëve. Madje analistët vlerësojnë që po ashtu është bërë edhe një hap i madh negativ drejt eurintegrimeve.

Analisti Ismet Ramadani vlerëson se imazhi i Maqedonisë veç se ishte më negativ, por me rastin e fundit e vulosi atë edhe më shumë.

“Kjo që po i ndodh Maqedonisë e ka dëmtuar edhe më shumë imazhin, edhe pse nuk është që kishim një imazh të mirë, por kjo e ka çuar atë në pikë të fundit. Tani Maqedonia në agjendën e ndërkombëtarëve shikohet si shtet problematik, i cili tërë kohën ka turbulenca dhe tensione, ata madje shprehin shqetësim dhe brengosje për situatën tonë”, tha për Portalb, Ramadani.

Sipas tij, ndërkombëtarët duhet të shikojnë me kujdes situatën dhe të parandalojnë ndonjë konflikt të mundshëm.

“Maqedonia tani nuk le hapësirë që të bisedohet për eurointegrimet. Mendoj se duhet ndërkombëtarët këtë situatë duhet ta shikojnë me shumë kujdes ngase shumë lehtë mund të plas ndonjë konflikt qytetar i cili shumë shpejt mund të shndërrohen në ndëretnik. Sa i përket fatit të Maqedonisë drejt eurointegrimeve, unë them se e kemi humbur rrugën, sepse në këtë situatë që jemi, rënd që mundemi t’i përmbushim kushtet e duhura për eurointegrim. Së pari nuk shohim vullnet lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit. Përderisa kryeministri dhe opozita do të luftojnë për ruajtjen dhe marrjen e pushtetit, Maqedonia do të jetë shumë larg eurointegrimeve”, shtoi Ramadani.

Malinka Ristevska Jordanova, drejtoreshë e Institutit për politikë evropiane thekson se reagimet e ndërkombëtarëve janë me vend, dhe se ato po shkojnë duke u ashpërsuar.

“Reagimet e diplomatëve në fillim ishin të përmbajtura, po me kalimin e kohës ato u bënë më kritike dhe më të zëshme kundrejt qeverisë. U vërejt se reagimet e para ishin teknike por tani ato u bënë më të ashpra dhe më politike”, tha për Portalb, Jordanova.

Sa i përket imazhit, të Maqedonisë, Jordanova vlerëson se ngadalë por në hapa të sigurt jemi duke u shndërruar në një objekt tallje.

“Imazhi i Maqedonisë moti kohë është prishur, por me rasti e fundit ai u shkatërrua edhe më shumë. Ngadalë por sigurt jemi duke u shndërruar në një objekt tallje. Fakt është që kemi shkuar një hap mbrapa procesit të eurointegrimeve. Më parë insistohej për dialog, diçka që tani është e pa mundur”, tha Malinka.

Në lidhje me rastin ”Puç” ka reaguar edhe partia qeverisëse franceze. Filip Korderi i angazhuar për çështjet evropiane, thotë se Partia Socialiste dënon metodat dhe agresivitetin e qeverisë ndaj çfarëdo qoftë opozite

Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav tha se me shumë vëmendje do ta ndjek rastin “Puç”, kurse ministria e punëve të jashtme ruse, pret që rasti ‘Puç’ të jetë lëndë e një hetimi esencial në interes të stabilitetit dhe sigurisë së Maqedonisë.

Nga ana tjetër Drejtori i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Bashkimit Evropian, Kristijan Danielson e anuloi vizitën e tij në Maqedoni, për shkak të krizës politikë që mbisundon si pasojë e aferës “Puç” .

Reagim erdhi nga BE-ja, nga SHBA-jaBritania e Madhe dhe Ambasada Gjermane.

Lajme të ngjashme

Back to top button