Shpenzime të tepërta në roaming vetëm me pëlqim

Agjencia për komunikime elektronike (AKE) paralajmëron tejkalim të problemit me shpenzimet e bëra të tepërta për shfrytëzimin e shërbimeve në roaming. Rregullorja e re për kushte të përgjithshme, miratuar nga rregullatori gjatë kontraktimit të marrëveshjeve parapaguese të vendoset kontroll i shpenziomeve gjatë përdorimit të internetot dhe bisedimeve në roaming. Nëse parapaguesi tejkalon faturën për internet në roaming prej mbi 1.000 denarëve, operatori detyrimisht e njofton për atë dhe e pyet për pëlqim për përdorimin e mëtutjeshëm të shërbimit.

Vlera maksimale e shpenzimeve, ndërkaq, për biseda në roaming është 3.000 denarë, pas çka gjithashtu shfrytëzuesi merr njoftim. Nëse dëshiron ta përdorë edhe më tej shërbimin, do të duhet të dërgojë informatë për atë me anë elektronike drejtuar operatorit.

“Deri më tnai kishte një numër të madh të rasteve kur shfrytëzuesit nuk janë të vetëdijshëm se “telefont e tyre surfojnë” derisa janë në rrugë, më pas vijnë në AKE, ndërkaq që ne nuk kemi kurfarë baze ligjore se si t’i pranojmë ato ankesa. Tani krijohet bazë ligjore dhe nuk do të kemi rtaste të tilla”, tha në prezantimin e sotëm të rregullores së re drejtori i AKE­së, Robert Ordanovski. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Ordanovski informoi se janë krijuar të gjitha kushtet juridike për zbatimin e Marrëveshjes për uljen e çmimve të shërbimeve në roaming ndërmjet Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Çmimet e reja sipas paralajmërimeve, do të zbatohen prej 30 qershorit të këtij viti. “Për momentin është i hapur debati publik në ueb faqen e AKE­së për të gjitha subjektet e interesuara. E tërë nisma jonë do të prezantohet në mënyrë transparente para opinionit. Me ndryshimet e Ligjit për komunikime lektronike në nëntor të vitit 2014 u shtua nen i ri, me çka AKE ka mundësi ligjore që t’i definojë çmimet në roaming dhe tashmë janë krijuar të gjiha kushtet juridike që të realizohet marrëveshja ndërshtetërore e nënshkruar në Mal të Zi në shtator të vitit të kaluar, lidhur me roamingun ballkanik”, theksoi ordanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button