Ambasada e Maqedonisë në Kosovë sulmohet me koktej molotovi

Është sulmuar Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë, me koktej molotovi rreth mesnate, ndërsa nuk ka pasur të lënduar e as dëme materiale.

Policia dyshon se kanë qenë 3 persona me një veturë të bardhë të tipit “Toyota”, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Komunikimi me përfaqësues të Ambasadës maqedonase, ka qenë i pamundur, ndërsa tashti objekti po ruhet nga policë të Kosovës, transmeton KTV.

Sulmi është dënuar nga ministritë e Jashtme të Kosovës e Maqedonisë, presidentja Jahjaga dhe partitë  politike të vendit, të cilët kërkojnë që kryesit e këtij akti të ulët të dalin para drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button