fbpx

VMRO­-DPMNE reagon ndaj konferencës për shtyp të Shilegovit

VMRO­-DPMNE­ja dje përmes një kumtese i bëri thirrje institucioneve kompetente të zbulojnë prej ku janë incizimet aktuale, nëse guxojnë të publikohen, kush i ka bërë ato dhe nëse është nga masat e posaçme hetuese (MPH) e dhëna ligjore ose jo, dhe për çfarë bëhet fjalë, reagon partia në konferencën e sotme për shtyp të zëdhënësit të LSDM-­së Petre Shilegov.

“VMRO­-DPMNE­ja u bënë thirrje institucioneve kompetente që ta hetojnë hollësisht edhe rastin Puç, të shohin se kush xhiron dhe kush i përdor ato materiale për kërcënime ndaj bartësve të funksioneve shtetërore, në bashkëpunim me shërbimet e huaja. Ka procedurë gjyqësore dhe ne si parti mbajmë qëndrimin se edhe partitë edhe mediumet lidhur me këtë rast duhet të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë profesionale dhe në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe standardeve demokratike, që të mos lejohet qëllimi i atyre që janë inspiratorë të këtij rasti që të realizohet”, thuhet në reagim.

VMRO­-DMNE­ja thekson se LSDM-­ja është në panik, pasi, siç u theksua, janë kapur se bashkëpunojnë me shërbimet e huaja dhe në skenarin e tyre, gjë që është në dëm të shtetit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close