PD: Kryeministri Rama e mbron korrupsionin, nxjerr në rrugë denoncuesit e tij

Në ditë pasi qeveria denoncoi platformën online për denoncimin e korrupsionit, Partia Demokratike akuzoi qeverinë se e vërteta e korrupsionit është ndryshe dhe se kryeministri Edi Rama e mbron korrupsionin.

PD deklaroi sot se janë shkelur dy ligje, “ligji për nëpunësin civil, dhe ligji që nxit denoncimin e korrupsionit dhe ofron mbrojtje për denoncuesit, për të shkarkuar nga puna nëpunësen, e për të mbrojtur korrupsionin e Erion Veliajt”.

Kjo është e vërteta e korrupsionit në vend. Kur duhen masa konkrete, Edi Rama mbron korrupsionin dhe nxjerr në rrugë denoncuesit e tij. Ky është mesazhi për të gjithë. Nëse denonconi korrupsionin, do ta keni Edi Ramën nga pas derisa të hakmerret ndaj jush deri ne fund”, tha Duma.

Ajo sqaroi se Edi Rama kishte në dorë, në 24 qershor, një ankesë konkrete, nga një punonjëse me përvojë e administratës që ai drejton, për një rast korruptiv që po bëhej nga Ministria e Mirëqenies Sociale, por ankesa u arkivua dhe korrupsioni nuk u ndal.

“Kur duhen masa konkrete, Edi Rama mbron korrupsionin dhe nxjerr në rrugë denoncuesit e tij. Ky është mesazhi për të gjithë. Nëse denonconi korrupsionin, do ta keni Edi Ramën nga pas derisa të hakmerret ndaj jush”, tha zëdhënësja e PD-së, Duma.

Lajme të ngjashme

Back to top button