Jabllanoviq: Isa Mustafa me shkarkoi, nuk e pranoj këtë vendim

Tashmë ish ministri Aleksandar Jabllanoviq para pak çastesh ka thënë se kryeministri Isa Mustafa e ka shkarkuar atë, duke përdorur fuqinë kushtetuese që ka.

Ai për Klan Kosova ka thënë se Lista Serbe nuk pajtohet me këtë vendim dhe për këtë nuk ka dashur të jap dorëheqje.

Jabllanoviq tutje ka thënë se ai nuk pajtohet me këtë vendim të Isa Mustafës dhe se Lista Serbe në dy ditët në vazhdim do të dalë me qëndrim rreth kësaj çështje.

“Ne merremi me çështje që janë të lidhur ngushtë me interes të njerëzve, dhe nuk do të marrim vendime të shpejta që do i bënin dëm komunitetit”, ka thënë Jabllanoviq.

Ai po ashtu ka thënë se shpreson që nesër nuk do të ketë protesta dhe nëse do të ketë ato të jenë paqësore.

Po ashtu sipas tij, në ditët në vazhdim do të dihen hapat e qartë nëse do të vazhdojë apo jo koalicioni ndërmjet Listës Srpska dhe LDK-së e PDK-së. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button