fbpx

Skamnor me zemër, shtet pa zemër!

Ishte një ditë e bukur por megjithatë bënte pak ftohtë dola të shëtitem mar ca ajër të pastër.U ula në nje cep dhe vështroja lëvizjet e njerëzve të preokupuar me jetën dhe problemet e vështirësitë e saja.Ma tërhoqi vërejtjen një djalosh që mundohej te shiste çokollata dhe ca facoleta kalimtarëve të rastit dhe më erdhi keq për gjendjen e tij.E vërejta një mërzitje të thellë ne fytyrën e tij edhe pse mundohej ta fshihte duke u munduar të buzëqeshte që të shiste ato çokollatat që i kishin mbetur.E thira që t’i bleja ca çokollata të paktën mërzinë e një dite t’ia heq.Pasi bleva ca çokollata,buzëqeshi me një buzëqeshje të lumtur që dukej sikur nuk do zgjaste shumë pasi realiteti i hidhur do i kthente mërzinë dhe pikëllimin që kishte pak më parë.

I thashë të ulej pak dhe e pyeta nëse mëson në shkollë dhe cila klasë është.Më tha që aktualisht është në klasën e pestë por mësimet nuk i ndjek dot rregullisht pasi gjendja financiare në familje është e rrëndë.Babai i tij ishte i papunë dhe e gjithë pesha e mirëmbajtjes së familjes kishte rrënë mbi supet e tija.Në këtë moshë kaq të vogël jeta i mëson vështirësitë e saja që jo çdokush i përballon.Pasi i dhashë edhe ca të holla dhe u largua me një buzëqeshje fillova të kuptoj shumë gjëra por edhe të kem shumë pyetje në vete.

Pse shteti nuk kontribon në arsimim por në ndërtim të statujave e skulpturave që shërbejnë vetëm për zbukurim.I zbukuron statujat por shkollat mbeten me problemet e njëjta vite me rradhë,pa ngrohje,ujë dhe murre të vjetër.Pse nuk e rregullojnë buxhetin duke investuar paratë aty ku duhet dhe jo aty ku nuk ka nevojë për ndërhyrje?

A nuk duhet që shteti çdo fëmije t’i siguroje arsimim të shendoshë dhe të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes financiare të skamnorëve..A nuk janë njerëz ata?Pse i lejojmë fëmijët të enden rrugëve kur mund të vazhdojnë mësimin,të shkollohen,edukohen dhe të jenë të dobishëm për shoqërinë?Pse nuk jemi në gjendje të përmirësojmë gjendjen aktuale por vazhdojmë të meremi me të kaluarën duke injoruar të tashmen dhe të ardhmen?

Pse akoma meremi me ngjarje ndëretnike sikur të jemi akoma në luftë?A nuk do ishte më e sigurtë sikur të provonim të jetojmë jetën duke mos akuzuar për të kaluarën dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin që të përmirësojmë të tashmen që të kemi një të ardhme më të mirë si për ne edhe për pasardhësit tanë.Ashtu siç djaloshi i ri sakrifikon të ardhmen e tij dhe fëmijërinë për të ushqyer familjen e tij,ashtu duhet edhe shteti por edhe ne të bëjmë sakrificat tona që të jemi në gjendje të përmirësojmë diçka.Sepse ndryshimi fillon nga vetvetja e pastaj edhe tek të tjerët.Andaj të ndryshojmë,të fillojmë të ndihmojmë,sepse duke ndihmuar nuk i bën mirë vetë tjetrit por edhe vetes..

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close