Mashkulli i përshtatshëm përcaktohet nga shenja e horoskopit?

Çdo femër ka natyrën dhe karakterin e saj, dikush është sportive, një tjetër romantike, apo shtëpiake. Por qe ajo te zgjedhe mashkullin me te cilin do t’i duhet te çojë përpara jetën, këshillohet qe me pare, te mësojë se cilës shenje i takon ai.

•    Te shkathëtat dhe dinamiket. Femrave te kësaj natyre do t’i shkonte për partner një mashkull i shenjës se Dashit ose Shigjetarit. Ne te dyja rastet behet fale për shenja qe karakterizohen nga kurioziteti dhe shpirti i aventurës.
•    Romantiket dhe ëndërrimtaret. Drejtojuni meshkujve te shenjës se Gaforres ose Peshqve. Këta janë te përshtatshëm për femrat me këto veçori.
•    Te lira dhe trasgresive. Këto femra janë ato qe parapëlqejnë marrëdhëniet te shfrenuara dhe origjinale. Këto femra duhet te fillojnë te hedhin sytë për kah meshkujve te shenjës se Akrepit dhe Ujorit. Te paret karakterizohen nga një sex apeal dhe te dytët karakterizohen nga një oreks për gjera te reja.
•    Seriozet dhe te përgjegjshmet. Për këto femra, me te përshtatshmit janë meshkujt e shenjës se Demit dhe Bricjapit, te cilët vlerësohen edhe si me seriozet.
•    Mondanet dhe vanitozet. Për këto femra rekomandohen meshkujt e shenjës se binjakeve ose te Luanit. Te dhënë pas mondanitetit, te dyja këto shenja mund te jene përkrahësit me te mire ne eventet mondane.
•    Te sigurtat ne vetvete. Këto femra me natyre paksa mashkullore dhe te prirura për iniciativa dhe për t’i shkuar gjerave deri ne fund, mund te gjejnë shpirtin e tyre binjak tek meshkujt bricjape ose tek ata te shenjës së Cjapit.
•    Te ndjeshmet. Meshkujt te afte te gjejnë atë qe do tu pëlqente tek femrat me këtë karakteristike, janë ata te shenjës se Virgjëreshës dhe Peshores. Këta meshkuj, te edukuar dhe moderuar do te jene ne gjendje te ndajnë me ju vlera te tilla.

Lajme të ngjashme

Back to top button