Të gjitha përparësitë shëndetësore të dushit të ftohtë

Dushi me ujë të ftohtë është formë e hidroterapisë, e cila në të kaluarën ka qenë trajtim i njohur mjekësor. Qasja më e lehtë në ujë të nxehtë dhe ilaçet kanë lënë në harresë dushin e ftohtë.

Por pasi që ju ashtu-kështu do të bëni dush, ia vlen të përkujtohen shumë përparësi shëndetësore të dushit të ftohtë.

  • Forcon imunitetin
    Dushi i ftohtë rrit prodhimin e rruazave të bardha të gjakut dhe kështu forcon imunitetin. Për këtë arsye ka më pak mundësi që do të prekeni nga ftohja dhe gripi, madje edhe disa forma të kancerit.
  • Përmirëson qarkullimin
    Qarkullimi i mirë është kyç për shëndetin e përgjithshëm. Ndërrimi i ujit të nxehtë dhe të ftohë gjatë dushit përmirëson qarkullimin, sepse vjen deri te ngushtimi dhe zgjerimi i enëve të gjakut, Kjo mund të parandalojë hipertensionin, ngurtësimin e artereve, shfaqjen e venave të zgjeruara, dhe ndihmon që të ndiheni dhe të dukeni më mirë.
  • Rregullon temperaturën trupore
    Nëse kronikisht keni duar dhe këmbë të ftohta ose mendoni që djersiteni për së tepërmi, provojeni dushin e ftohtë.
  • Nxit dobësimin
    Përshpejton metabolizmin dhe aktivizon djegien e qelizave yndyrore. Do ta vëreni që jeni duke u dobësuar më lehtë dhe që është lehtësuar rritja dhe shërimi i indit muskulor.
  • Ndihmon në lehtësimin e depresionit
    Uji i ftohtë stimulon “pikën e kaltër” në tru dhe nxit prodhimin e noradrenalines, e cila lehtëson depresionin.
  • Përmirëson lëvizjen e limfës
    Limfa bart materialet e mbetura nga qelizat, ndërsa për qarkullim të mirë limfës i nevojitet kontraktimi i muskujve. Dushet e ftohta do të shkaktojnë kontraktimin e tërë trupit. Limfedema në këmbë dhe nyja është shenjë e shpeshtë e qarkullimit të dobët.
  • Thellon frymëmarrjen
    Frymëmarrja e thellë ndihmon në luftën kundër stresit dhe shokut, dhe vazokonstriksionit. Shpejton shërimin për shkak të lodhjes dhe është dëshmuar që lehtëson sëmundjen obstruktive kronike të mushkërive, e cila është sëmundje e duhanpirësve që karakterizohet me reduktimin e qarkullimit të ajrin nëpër rrugët e frymëmarrjes (obstruksioni), e cila nuk është tërësisht reverzibile.
  • I mban lëkurën dhe flokët të shëndetshme
    Uji i nxehtë than lëkurën, derisa i ftohti forcon lëkurën dhe poret dhe nxit shkëlqimin e flokëve. Është i dobishëm për parandalimin e problemeve të lëkurës, siç janë aknet, dhe ndihmon në detoksikim.
  • Rrit energjinë dhe ndjenjën e mirëqenies
    Samurajët çdo mëngjes do të hidhnin kovë me ujë të ftohtë në kokë. Kështu do të kthjelleshin shumë shpejt dhe do të ndiheshin më të fortë.
  • Rrit pjellshmërinë
    Dushi ftohtë nxit prodhimin e hormoneve që janë të dobishme kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë. Megjithatë, nuk rekomandohet ndryshimi i papritur i ujit gjatë dushit. Masat drastike mund të nxisin shumë stres për trupin tuaj. Përshtateni ngadalë temperaturën e ujit nga uji më i ngrohtë, i ngrohtë, i vakët, i ftohët dhe shumë i ftohët. Ose mund ta lini ujin e ftohët për 30 sekondat e fundit të dushit. /telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button