Homoseksuali i mbijeton hedhjes nga kati i 7-të, ekzekutohet me gurë

Homoseksualiteti jo vetëm që nuk tolerohet, por ndëshkohet në format më të dhunshme të mundshme nga ana e ekstremistëve të ISIS-it. 

Në një rast të tillë, një burrë, që besohet se ishte rreth 50 vjeç u hodh nga kati i shtatë i një ndërtese në qytetin Tal Abyad në Siri.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër të Londër tha se ‘krimi’ i viktimës ishte një marrëdhënie homoseksuale që kishte.

Por pavarësisht lartësisë ai mundi t’i mbijetojë rënies dhe në një moment të dytë shihet i ulur në shesh i rrethuar nga luftëtarë të ISIS-it. Këta të fundit pasi qendrojnë për pak momente e qëllojnë me gurë për vdekje.

Ky ishte rasti i dytë i ekzekutimeve të këtij lloji brenda këtij muaji. Në një rast të mëhershëm në territoret e kontrolluara prej xhihadistëve në Irak një i ri gjeti vdekjen pasi u hodh nga një ndërtesë shumëkatëshe. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button