Komuna: Shtabi i Krizave tallet me përmbytjet në disa vendbanime të Strugës

Pas situatës së jashtëzakonshme të krijuar pas reshjeve të borës dhe shiut, si rezultat i të cilëve u përmbytën disa vendbanime në Strugë, Komuna e Strugës kërkoi ndihmë nga Shtabi i Krizave, gjegjësisht Drejtoria për Ruajtje dhe Shpëtim, institucion i Qeverisë VMRO-BDI, me qëllim që të intervenojnë për tejkalimin e situatës së krijuar në Strugë.

Përgjigja e këtij institucioni qeveritar është se ata nuk disponojnë me thasë me rërë, por se janë të gatshëm që për Komunën e Strugës të dërgojnë vetëm thasë bosh.

Komuna e Strugës këtë e konsideron si tallje me jetën, shëndetin dhe dinjitetin e qytetarëve strugan.

Në ndërkohë edhe pse jashtë kompetencave të saj, me qëllim të daljes në ndihmë të qytetarëve strugan, Komuna e Strugës gjatë tërë kohës po zhvillon aksionin në terren për pastrimin e kanaleve me qëllim që të shmanget ajo që mund të shmanget nga kjo situatë e krijuar.

Back to top button