fbpx

Afera “Puç”, LSDM merr hapin e radhës: padi penale kundër Gruevskit

Padi penale për kryeministrin Nikolla Gruevski për përgjim dhe xhirim të paligjshëm do të dorëzojë partia opozitare LSDM, njoftoi sot zëdhënësi i kësaj partie Petre Shilegov, transmeton Portalb.

“Në bazë të Kodit Penal, përgjimi dhe xhirimi i pa leje nuk është i lejuar që do të thotë se Gruevski e ka shkelur ligjin. Është shkelur neni 360 dhe 360a në bazë të Kodit Penal. Tani Prokuroria duhet ta kryejë punën e vet, ta shohim si do të reagojë kur bëhet fjalë për Gruevskin. E kryeministri, do të duhet të jep përgjigje publike ndaj pyetjes: “Sa kohë ka që përgjohet lideri i opozitës, Zoran Zaev?” . Zaev publikisht deklaroi se që në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve kriminele vitin e kaluar, në bisedë me Nikolla Gruevskin, ka kërkuar nga ai përgjigje: a është i përgjuar dhe a është nën masa të veçanta hetuese nga Monistria e Brendshme, por deri më sot nuk ka përgjigje në këtë pyetje” tha Shielgov.

Sipas tij, publikim i të dhënave për lëvizjet e liderit të LSDM-së nëpër mediat pro-qeveritare para një viti, vërteton faktin se lideri i opozitës është i përgjuar një kohë të gjatë.

“Domethënë Nikolla Gruevski e përgjon, e ndjek dhe xhiron liderin e opozitës për një kohë të gjatë. Nikola Gruevsku i inçizon ata që shkojnë në vizitë te kabineti i tij për takime politike. Këto janë shembuj të paparë dhe pa precedent në Evropë dhe në të gjithë botën demokratike” tha mes tjerash Shilegov. /Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close