Memorandum bashkëpunimi midis Akademive të Kosovës e Maqedonisë

Po përgatitet një memorandum bashkëpunimi për vitin 2015/2016 midis akademive të shkencave të Maqedonisë dhe Kosovës.

Kjo gjë, sot ishte temë bisedimeve në Shkup midis delegacioneve të akademive të dy vendeve të udhëhequra nga kryetarët e Akademive, akademik Vllado Kambovski dhe akademik Hivzi Islami, informoi Mia.

Ashtu si informoi ASHAM, dokumenti duhet të jetë bazë e intensifikimit të bashkëpunimit shkencor midis dy akademive dhe nxitje të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button