Ordanoski: Gruevski do të ndjell frikë dhe kërcenim për të heshtur aferat korruptive

Gazetari dhe analisti politik Sasho Ordanoski në një intervistë për “Nova Tv”, flet për hapat e mëtutjeshme që duhet të ndjek lideri i LSDM-së për bombën e paralajmëruar, ndërkohë që ai shtron dilemën nëse opinion do të dijë për materialet kom primitive që i ka Zoran Zaev.

“Ne jetojmë në një situatë absurd në një shtet jo demokratik dhe në këto rrethana qeveria është gjithnjë në përparësi se si do ti kanalizojë informacionet. Gruevski ka disa qëllime dhe në konferencën për shtyp u duk gjendja e tij që dëshiron të bëjë maksimumin. Gruevski nuk e din se nga kanë shkuar materialet në duar të opozitës dhe kjo i krijon shumë problem”, thotë Ordanoski.

Sasho Ordanoski thotë se qeveria mundohet me çdokush që të pamundësojë publikim e material kom primitive të Zoran Zaevit. Gjykata mund të vendos se pjesa më e madhe e materialeve janë sekrete shtetërore. Në këtë mënyrë Gruevski do të dërgojë kërcënime tek ata të cilët duan të publikojnë këto material.

“Gruevski do të ndjellë frikë në medium se publikimi i sekreteve shtetërore do të përbëjë vepër të rëndë penale”, thotë Ordanoski.

Lajme të ngjashme

Back to top button