Afera “Puç”, Danielson e anuloi vizitën në Maqedoni

Drejtori i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Bashkimit Evropian, Kristijan Danielson e anuloi vizitën e tij në Maqedoni. Për shkak të krizës politikë që mbisundon si pasojë e aferës “Puç” ai nuk do të udhëtojë për në Shkup thonë burime diplomatike për Tv Telma. Paraprakisht, ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki tha se në këtë situatë ku gjendet vendi, duhet të harxhojë më shumë energji për integrimin e tij në Bashkimin Evropian.

Deri më tani nuk është e ditur nëse edhe Komesari për zgjerim të BE-së, Johanes Han do ta anulojë vizitën e tij në Shkup të paralajmëruar në gjysmën e dytë të muajit shkurt. Nga MPJ nuk e konfirmojnë anulimin e vizitës së Danielson ndërkaq ende nuk dihet se a do të aktivizohet Dialogu në Nivel të lartë Maqedoni-Bruksel.

Ditë më parë në një takim e gazetarët, zv/kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi u shpreh pesimist për vitin 2015, ai nuk e përjashtoi as humbjen e rekomandimit për fillimin e bisedimeve. Ai tha se vendimi për ri-aktivizim të mundshëm, pritet të sillet nga komisionari evropian për zgjerim Johanes Han, në vizitën e parë të tij në Shkup, në muajin shkurt. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button