Presidenti Ivanov shkarkon nga detyra zv. drejtorin shqiptarë në Agjensinë e Zbulimit

Presidenti i Shtetit Gjorge Ivanov nën ingerecë të të cili është Agjensioni i Zbulimit ka shkarkuar zv. drejtorin shqiptarë të këtij institucioni Muhamed Ismailin i cili këtë post e ka ushtruar nga viti 2003. Në këtë institucion tash e tutje më nuk do të ketë post të zv. drejtorit për shkak të sistematizimit të ri që ka paraparë presidenti e që ministrat shqiptarë e kanë lejuar të kalojë në qeveri ditë më parë.

Siç mëson Alsat M revolti tek të punësuarit shqiptarë në Agjensionin e Zbulimit është i madhe dhe nuk e pranojnë vendimin e presidentit për shkarkimin e zv. drejtorit shqiptarë .  Vendimi I këtillë I presidentit Ivanov njëherit shihet edhe si hakmarrje ndaj BDI-së për shkak të bojkotit të zgjedhjeve të fundit presidenciale  dhe habit fakti si të njëjtit kanë lejuar që sistematizimi i ri të kalojë në Qeveri.

Zv. drejtori i deritanishëm i Agjencisë së zbulimit në këtë institucion Muhamed Ismaili ka filluar me punë në vitin 1999 ndërsa nga viti 2003 ka qenë në postin e zv. drejtorit. Arsyeja e shkarkimit nga detyra nuk është bërë për shkak të mossuksesit në punë ose ndonjë lëshimi por si duket për shkaqe politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button