Infoqendra: RTVM-ja, makineri propaganduese e pushtetit

Organizata “Infoqendra” në kuadër të programit për monitorim të përhershëm të mediumeve dhe në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim të mediave, ka përgatitur analizën për informimin nga Servisi Radiodifuziv Publik për rastin Kezharovski, për grevën e SASHK-ut dhe për padinë penale kundër liderti të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Nga Periudha 15 deri më 21 janar të 2015 janë monitoruar rasti i Kezharovskit dhe greva e arsimtarëve ndërsa më 31 janar është monitoruar raportimi i RTVM-së për padinë penale ndaj Zoran Zaevit.

Në Raportin e “Infoqendrës” thuhet se RTVM-ja gjithnjë e më shumë largonë rolin e servisit publik të qytetarëve. As në rastin Kezharovski, as për grevën e SASHK-ut dhe as për padinë kundër Zaevit, Srvisi publik nuk ndjek interesin publik, por vendoset në funksion të propagandës së pushtetit dhe atë si aktorë i drejtpërdrejtë dhe instrument i propagandës qeveritare.

“RTVM-ja, nuk është përpjekur as minimalist që të respektojë standardet profesionale të informimit të opinionit. Informimi i tyre është i njëanshëm, tendencioz dhe manipulative. Në rastin Kezharovski është i dukshëm qëllimi për të heshtur apo minimizuar ngjarjet të lidhura me Gjykatën e Apelacionit dhe kthimin e Kezharovskit në burg”, thuhet në raportin e “Infoqendrës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button