Flekenshtajn dhe Hovit: Deklaratat e Gruevskit dhe Jankullovskës kundërthënëse

Nënkryetari i socialistëve në Parlamentin europian, Knut Flekenshtajn dhe ish raportuesi për Maqedoninë në BE, Ricard Hovit thonë se po i ndjekin ngjarjet në Shkup me shumë vëmendje. Ata mbeten të shqetësuar me ndikimin në proceset gjyqësore dhe me drejtësinë selektive në Maqedoni, transmeton “Lajmpress”. “Ne kërkojmë hulumtim transparent për akuzat, duke e pasur parasysh përforcimin e sundimin e së drejtës, që janë shënuar edhe në raportin e progresit nga ana e KE-së. dëgjuam deklarata kundërthënëse të kryeministrit dhe Ministres për punë të brendshme. Njëri thotë se personi është i akuzuar, tjetri thotë se prokuroria ende po mendon a ta bëjë atë”, thonë ata.

Flekenshtajn dhe Hovit shtojnë më tutje se asnjë medie, siç thonë ata, e kontrolluar nga qeveria, nuk e ka transmetuar konferencën e shtypit të Zoran Zaev, ku ai iu përgjigjet akuzave. Andaj kërkojnë nga Qeveria të sigurojë përfshirje transparente të akuzuarit gjatë procesit.

“Është minimum që mund ta bënë Qeveria, që të mbrohet nga publiku”.

Lajme të ngjashme

Back to top button