Gazetarët proqeveritarë bëjnë thirrje për të mos raportuar për “bombat” e Zaevit

Duke u mbështetur në një “parim evropian”, Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) u bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj dhe medieve, të mos publikojnë përgjimet  e rastit “Puç”.

Ky organizim proqeveritar i gazetarëve përmend se edhe në komunikatën e Bashkimit Evropian është bërë thirrje për “maturi”.

AGM thekson se mediet duhet që të raportojnë profesionalisht dhe me përgjegjësi. “Prandaj, u bëjmë thirrje gazetarëve dhe medieve të jenë të përgjegjshëm dhe të respektojnë ligjin i cili nuk lejon publikimin e materialeve dhe të bisedave telefonike, të cilat janë siguruar në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe video me po këto karakteristika”.

Në kumtesën e AGM-së thuhet se publikimi i tyre mund t’u shkaktojë dëm të pariparueshëm pjesëmarrësve dhe përbën vepër penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button